Hajdutëve ua priste veshët, armiqtë përfundonin si ushqim i luanëve

Speciale

Hajdutëve ua priste veshët, armiqtë përfundonin si ushqim i luanëve

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 23:12
Perandori i Afrikës Qendrore Jean-Bédél Bokassa

Perandori i Afrikës Qendrore Jean-Bédél Bokassa ishte aq i çmendur sa thuhej se hante mishin e njeriut që shërbehej edhe në darkat për politikanët e huaj.

Një nga ceremonitë më pompoze në histori për shkak të të cilës shteti ishte buzë falimentimit, ishte kurorëzimi i Jean-Bédél Bokassa, i cili shpalli Republikën e Afrikës Qendrore si një perandori dhe veten perandor.

Ai gjeti frymëzim për ceremoninë madhështore te Napoleoni dhe kurora e tij e vitit 1804. Festimi i kurorës luksoze të mbajtur në dhjetor 1977 u kushtoi qytetarëve 16 milionë euro, ose më saktësisht 10 për qind të GDP-së, e cila në Republikën e Afrikës Qendrore pothuajse çoi në falimentim. Askush nga burrështetasit botëror nuk erdhi në ceremoninë historike, por perandori Bokass nuk u shqetësua aspak.

Madje 60 Mercedes, 5000 uniforma, 30,000 shishe shampanjë dhe 34 kuaj u dërguan nga Franca me transportues për nevoja të kurorëzimit në kryeqytetin Banguit. Skeptri dhe kurora e Bokassa, i frymëzuar nga Napoleoni I, u rrethuan nga diamante prej 7,000 karatësh të formuara nga Athus-Bertrand.

Çanta e gruas së tij, mbretëresha Catherine, erdhi direkt nga studioja e famshme Lanvin. Këpucët ishin prej arit dhe të nënshkruara me firmën e Pierre Cardin. Një pllakë e gjatë 13 metër, kadife e kuqe, dhe çdo gjë tjetër që nevojitej për dëshirën e mbretit, u qep në Francë.

Perandori i vetëshpallur me prirje për kanibalizëm u lind në vitin 1921 në Boubangui, si një nga 12 fëmijët e Mindgon Mgboundoulou. Ai kishte një fëmijëri të lumtur derisa babai i tij vendosi të mos i bindej  autoriteteve koloniale franceze që kërkonin punë të lirë për shpyllëzim.

Mindgon vendosi që njerëzit e tij të mos punojnë më falas për francezët, gjë e cila nuk iu pëlqeu atyre dhe e rrahën për vdekje para syve të Bokassa.

Pas kësaj, perandori i ardhshëm mbeti edhe pa nënën e tij, e cila për shkak të tmerrit nga vrasja e të shoqit u hodh në lumë, ku e hëngrën krokodilët. 

Pas kësaj, Bokassa u regjistrua në një shkollë misionare ku pranon katolicizmin. Fëmijët e tjerë vazhdimisht e ngucnin për shkak se ishte shtatshkurtër, por edhe për faktin se ishte jetim.

Gjatë shkollimit, ai e deshi shumë librin gramatikor nga autori francez Jean-Bédel, sa që profesorët filluan ta quanin me këtë emër dhe u bë i njohur si Jean-Bédel Bokassa.

Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore ai u integrua në forcat e Francës së Lirë dhe mori pjesë në operacionet përfundimtare në Francë dhe Gjermani. Pas luftës, merr gradën e një oficeri dhe merr pjesë në Luftën e Parë Indokineze, ku mori merita për heroizëm.

Pas pavarësimit të Afrikës Qendrore në vitin 1960 nga Franca, mori komandën e forcave të armatosura, ndërsa president i parë i vendit u shpall kushëriri i tij David Dacko.

Pasi qeveria e Dacko ra në probleme financiare dhe askush nuk deshi ta ndihmojë, papritmas erdhi ndihma nga Kina komuniste. Kjo solli erdhi te shtimi i numrit të kinezëve në këtë shtet afrikan.

Bokassa nuk pëlqente komunizmin dhe e shihte si kërcënim, dhe me ndihmën e ish-presidentit francez Charles de Gaulle, bëri grusht-shtet.

Sapo erdhi në krye të vendit në vitin 1966, ai hoqi kushtetutën dhe parlamentin, duke sjellë disa “risi në përpjekje për t’u afruar me botën e civilizuar”.

Seria e reformave u përpoq të stimulonte zhvillimin ekonomik, kështu që krijoi ferma dhe industri të mëdha kombëtare, të cilat përfundimisht u rrëzuan për shkak të qeverisjes së dobët.

Ai krijoi një sistem të transportit publik me tre linja autobusi që kalonin nëpër kryeqytet dhe një linjë tragetesh përgjatë lumit Ubangi, subvencionoi krijimin e dy orkestrave kombëtare dhe kërkoi të sigurojë stoqe të mjaftueshme të mishit për nevojat e Republikës.

Me ardhjen e presidentit të ri, burrat dhe gratë midis 18 dhe 55 vjetësh duhej të dëshmonin se kishin një punë, përndryshe ata duhej të paguanin një gjobë ose të shkonin në burg. Lutja u ndalua, u krijuan "brigada morale" që kontrollonin sjelljen në bare dhe në sallat e vallëzimit.

Edhe pse kishte një harem në pallatin e tij, më shumë se 17 gra me të cilët bëri mbi 60 fëmijë, Bokassa shfuqizoi poligaminë gjatë mbretërimit të tij, por sigurisht, ndalimi nuk vlente vetëm për të.

Sundimtari mizor ishte i prirë ndaj dhunës. Ai kishte një kopsht zoologjik privat dhe ushqente krokodilët dhe luanët me shërbëtorët, të cilët nuk plotësonin pritjet e larta të sunduesit. Asgjë më mirë nuk kalonin as hajnat, të cilëve ua priste veshët, pasi i torturonin me egërsi.

Pas ftohjes së raporteve me Francën, pasi Parisi mori vesh se Bokass ishte afruar me kreun libian Muammar Gaddafi, në shtator 1976, Bokassa kaloi në Islam dhe ndërroi emrin në Salah Eddine Ahmed Bokassa, por në dhjetor 1977 serish u kthye në fenë katolike.

Supozohet se kalimi në Islam ishte pjesë e planit për të siguruar mbështetjen financiare të Libisë, por pasi shihte se nuk do të merrte ndihmën e premtuar, u largua nga Islami.

Deri në vitin 1979, ai kishte mbështetjen e Francës, por pastaj ndodhi  një masakër që i dha fund sundimit.

Në mes të 16 dhe 19 prillit, studentët që protestonin kundër vendimit të Bokassa për të futur uniformat e shkollës të detyrueshme, nga një pëlhurë e prodhuar nga vetëm një kompani – ajo e gruas së tij.

Ushtria ndërhyri brutalisht dhe u vranë mbi 100 studentë. Organizata Amnesty International zbuloi masakrën dhe forcat paraushtarake franceze kryen grusht-shtet, ndërsa Bokassa ishte për udhëtim zyrtar në Libi dhe u hodh nga froni në vitin 1979, ndërsa në vend të tij u emërua David Dacko.

Bokassa u dënua me vdekje për masakrën dhe kanibalizëm. Në fakt, në revistën franceze "Parish Match" u botua një artikull me fotografi shoqëruese që tregonin frigoriferin në të cilin Bokassa dyshohet se mbajti trupat e nxënësve të vrarë.

Ai pohoi se historia e kanibalizmit u paraqit nga një gazetar i afërt me presidentin francez Giscard d'Estaing. Në gjyq dëshmoi kreu i shërbimit të tij të sigurisë, i cili dyshohej se gatuante mishin e njeriut dhe pastaj shërbeu Bokassa dhe zyrtarë të tjerë që e kishin vizituar për darkë.

Për shkak të mungesës së provave, akuzat për kanibalizëm janë hequr, por ai ka qenë fajtor për të gjitha veprimet e tjera të vrasjes së nxënësve. Miratimi i verdiktit ka kontribuar ndoshta në dëshminë e 27 nxënësve të mbijetuar, të cilët paraqitën versionin e tyre të ngjarjeve para gjykatës.

Dënimi me vdekje u zëvendësua me një dënim me burg prej 20 vjetësh, për t'u liruar pas shtatë vjetëve.

Ai kaloi vitin e fundit të jetës së tij si refugjat në Bregun e Fildishtë dhe u ndalua të hyjë në Francë. Iu përkushtua shkrimit të autobiografisë me titull "E vërteta ime", në të cilën foli për marrëdhënien e tij me presidentin francez dhe diamantet që ia kishte falur në vitin 1973.

Historia u shfaq gjashtë vjet më vonë në revistën satirike "Canard Enchaîné" dhe ky skandal politik është i njohur edhe si një "aferë diamanti" që çoi në shkarkimin e Estaing nga pozita e ministrit të Financave.

Bokassa vdiq më 1996, në Bangui, në moshën 75-vjeçare nga sulmi në zemër.

Në fund të jetës së tij, diktatori i çuditshëm shpalli të Dërguarin e 13-të dhe pretendoi se u takua fshehurazi me Papën. Bokassa nga shumica krahasohet me presidentin e tretë të Ugandës dhe diktatorin Idi Amin-Dado, i cili ishte i njohur edhe si kanibal.

Në dhjetor të vitit 2010, Bokassa u pagëzua pas vdekjes nga presidenti François Bozizé, i cili e quajti atë "biri i një kombi dhe një ndërtues i madh që bëri shumë për Republikën e Afrikës Qendrore".

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat