FFK-ja dhe FHK-ja të tronditur për vdekjen e gazetarit sportiv

Sporti

FFK-ja dhe FHK-ja të tronditur për vdekjen e gazetarit sportiv

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:03
FFK-ja dhe FHK-ja të tronditur për vdekjen e gazetarit sportiv

dhe Mbrëmë ndërroi jetë gazetari i mirënjohur sportiv Avni Shabani. Ai në vitet e 80-ta dhe të 90-ta punoi gazetar në të përditshme “Rilindja” (Bujku), pas luftës ka qenë drejtor në Radio Ferizaj, një kohë bashkëpunëtor në gazetën kombëtare “Bota sot”,  drejtor i drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, dhe shumë, vite gazetar në Radio Kosova. 

Federata e futbollit e Kosovës, shpreh ngushëllime për ikjen e hershme të Avni Shabanit. 

“E nderuar redaksi e sportit në Radio Kosova! Me pikëllim e dhembje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, gazetarit të shquar sportiv, Avni Shabani, andaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.

Avniu iku nga kjo botë vetëm dy muaj pas pensionimit, duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë sportive dhe jo vetëm.

Ai si pjesë e redaksisë sportive në Radio Kosovë realizoi qindra kronika, intervista dhe komentime të ngjarjeve sportive, teksa për kontributin e tij në këtë fushë u nderua edhe me çmimin “Ali Shala”.

Avniu u shqua për humanitetin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij ndaj sportistëve dhe kolegëve të tij të rinj, derisa kontributi i tij ishte i madh edhe para luftës si gazetar i të përditshmes “Rilindja”, por më vonë edhe si drejtor për sport në komunën e Ferizajt.

Avniu ishte i qetë e bujar dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Agim Ademi, president i FFK-së. Federata e Hendbollit e Kosovës është e tronditur me vdekjen e Avniut. 

“Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit sportiv, Avni Shabani. Ai ndërroj jetë të martën, pak javë pas pensionimit.

"Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Avni Shabanit, gazetarit sportiv që me punën e angazhimin e tij ka kontribuar për ngritjen e nivelit të sportit në vendin tonë. Për dekada punë, i ndjeri ka paraqitur sukseset e sportistëve tanë, por edhe sfidat e telashet që i kemi kaluar së bashku. Ai ka dhënë kontribut të madh për hendbollin, duke përcjellur për kohë të gjatë Borcin e famshëm të Ferizajt. 

Me rezultatet e Borcit ka njoftuar opinionin në gjithë Jugosllavinë. Kontributi i tij vazhdoj në mediumet tjera kosovare, së fundi në Radio Kosova. Komuniteti i gazetarëve sportiv, por edhe i gjithë sporti në vendin tonë, ka mbetur pa një punëtor të vyeshëm. Kontributi i tij do të kujtohet e respektohet gjithnjë", thuhet në telegramin e presidentit Saraçini për familjen e respektuar Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat