Vdes sportisti në moshën 42-vjeçare, ja arsyeja

Sporti

Vdes sportisti në moshën 42-vjeçare, ja arsyeja

Nga: K.Goca Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:51
Vdes sportisti në moshën 42-vjeçare, ja arsyeja

Ish lojtari i Primorcit dhe trajneri i vaterpolos në Akademinë e Katarit,  malazezi Sërgjan Barba, vdes në moshën 42 -vjeçare për shkak të Covid 19, njoftoi Federata emalazeze.

Në Universiadën e Bangkokut në vitin 2007, ai fitoi medalje të artë me ekipin kombëtar të Malit të Zi.

"Të befasuar dhe të tronditur jemi nga largimi i parakohshëm i Sërgjanit, i cili është një humbje e madhe për sportin tonë", thuhet nga federata malazeze.

“Ai do të mbahet mend si një lojtar, trajner dhe mik shembullor, fisnikëria dhe entuziazmi i të cilit duhet të shërbejë si shembull për të tjerët.

Ne jemi krenar që ai ishte një pjesë e klubit dhe jetës sonë për vite me radhë, që ai ishte miku dhe bashkëpunëtori ynë, ne do ta kujtojmë atë", thuhet nga klubi Primorc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat