Baki Desku - karateist i Gjeneratës së Republikës 

Sporti

Baki Desku - karateist i Gjeneratës së Republikës 

Nga: K.G. Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:05
Baki Desku - karateist i Gjeneratës së Republikës 

Sportet luftarake, si çdo sport tjetër, u mobilizuan në vitet e 90-ta dhe i thanë jo një herë e përgjithmonë garave me klubet ish jugosllave dhe serbe. 

Edhe karateja si çdo sport ka dhënë kontribut të madh, që besa me Ali Latifin (KK Minatori – muaj maj 1991), ishin të parët që nisën rrugëtimin drejt pavarësimit të sportit të Republikës së Kosovës. 

Baki Desku i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë karateist në vitet e 90-ta, po ashtu edhe ndihmëstrajner në KK Peja. 

Desku si mijëra sportistë, ka dhënë kontribut sado kudo për sportin dhe karatenë në përgjithësi. 

Ai si çdo sportist tjetër, asnjëherë nuk iu tremb syri nga kërcënimet e milicisë serbe.

Sot është krenar që i takoi asaj periudhe dhe aktualisht është trajner në KK “Arena” nga Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat