Priping organizon 'Prishtina 2021'

Sporti

Priping organizon 'Prishtina 2021'

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:14
Priping organizon “Prishtina 2021"

Klubi i Pingpongut Priping me datën 20 shkurt organizon turneun e hapur “Prishtina 2021 TABLE TENNIS Tournament” i cili do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Në këtë turne mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të sfidojnë vetën në lojën e pingpongut.

Turneu “Prishtina 2021 TABLE TENNIS Tournament” do të fillojë në ora 12:00, më datën 21 shkurt 2021, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ndërsa paraqitja për të marrë pjesë duhet të bëhet me se largu deri me 20 shkurt, në ora 20:00.

Fituesit e këtij turnu do të shpërblehen me medajle dhe me çmime monetare, ku vendi i parë do të merr 40€, vendi i dytë 25 euro dhe vendi i tretë 15 euro.

Turneu do të organizohet duke respektuar të gjitha masat për parandalimin e shpërndarjës së virusit Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat