Meteorologët parashikojnë: Në Japoni do të jetë vera më e nxehta në histori

Sporti

Meteorologët parashikojnë: Në Japoni do të jetë vera më e nxehta në histori

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:38
Meteorologët parashikojnë: Në Japoni do të jetë vera më e nxehta në histori

Meteorologët parashikojnë se vera e këtij viti në Japoni do të jetë më e nxehta në histori, një lajm ky që ka trembur jo pak organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” (23 korrik-8 gusht 2021).

Kjo do të krijojë të tjera probleme për një Olimpiadë që deri më tani është përfshirë nga shumë të tilla, që sollën edhe shtyrjen e saj me një vit si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sipas Universitetit të Tokio, temperaturat e këtij viti do të jenë tepër të larta në periudhën korrik-gusht, duke barazuar temperaturat e Olimpiadës së vitit 1984.

Problem nuk do të jetë vetëm temperatura por edhe lagështia, që do të jetë në  norma përtej limitit.

Herën e fundit që Olimpiada është zhvilluar në Tokio (1964), ajo u spostuar në tetor pikërisht për këtë arsye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat