Shqipe Zogiani – karateiste e shquar në Gjeneratën e Republikës: Policia serbe nuk na lejuan...

Sporti

Shqipe Zogiani – karateiste e shquar në Gjeneratën e Republikës: Policia serbe nuk na lejuan...

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:55
Shqipe Zogiani – karateiste e shquar në Gjeneratën e Republikës: Policia serbe nuk na lejuan...

Sportet luftarake si në të gjitha sportet tjera ishin halë në sy për regjimin serb në vitet e 90-ta. 

Sportistët shqiptar përkundër terrorit të paparë serb, në asnjë rrethanë nuk u ndalen por iu kundërvunë fuqishëm.
Shqipe Zogiani i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej karateisteve më të mira.

Ajo kujton një moment të rëndë, kur ishin duke garuar në shkollën fillore “Asim Vokshi’ në Prishtinë dhe se si i rrethuan policia e regjimit kriminal serb.  

“Me kujtohet në vitin 1995, klubi ynë ‘Ippon’ e organizoi turneun ‘Ipponi’, aktivitet që mbahej në shkollën fillore Asim Vokshi, erdhën policia serbe me autoblindë dhe nuk na lejuan me mbajt. Neve garueseve na ndoqën dhe na largua nga oborri i shkollës, dikë edhe e patën rrahur!”, tregon Zogiani për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Zogiani ndihet krenare që qysh në moshë të re ishte përkrah një armate sportistësh, që i rezistonin regjimit serb dhe i zhvillonin aktivitetet.  

Zogianin nuk e ndalen asnjëherë kërcënimet e policisë serbe, por vetëm sa e motivonin edhe më shumë që të ushtronte dhe të arrinte suksese në kuadër të Kampionatit të Republikës së Kosovës. 

Zogiani është karateistja më e mirë që ka pasur Kosova në 25 vitet e fundit apo një shembull se si luftohet në arenë për ngjyrat e shtetit të Kosovës, në anën tjetër motivonte edhe vajzat tjera që të merren me sportin e karatesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat