Ja pse prof. Ismet Jupa nuk e formoi Federatën Kush po Pështyn më Larg të Kosovës!

Sporti

Ja pse prof. Ismet Jupa nuk e formoi Federatën Kush po Pështyn më Larg të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:40
Ja pse prof. Ismet Jupa nuk e formoi Federatën Kush po Pështyn më Larg të Kosovës!

Prof. Ismet Jupa e kishte një ide, që për disa ishte e çmendur e për disa edhe si e qëlluar, ta themelonte Federatën Kush po Pështyn më Larg të Kosovës!

Në shikim të parë, e çuditshme dhe e pakapshme për logjikën normale të njeriut, por prof. Jupa e kishte një arsye. 

Pse kjo ide? Duke e parë prof. Jupa se Kosova numëron 48 federata sportive, disa prej tyre janë fiktive apo nuk e zhvillojnë asnjë aktivitet brenda vitit, por figurojnë vetëm në letër, paksa me injorancë (një tallje) vendosi për idenë e Federatës Kush po Pështyn më Larg të Kosovës sepse kjo federatë do të ishte shumë aktive, shumë garuese dhe sportive!  

Po pse nuk e themelua?

Themelimi i kësaj federate nuk u realizua për një arsye shumë të fortë.  Pandemia – Covid 19, ia ndaloi ëndrrën prof. Ismet Jupës.

Sepse sot nuk lejohet me pështy për shkak se pështyma përhap edhe më shumë infeksionin dhe rrezikon qytetarët. Ideja e prof. Jupës, që me themelimin e kësaj federate, ishte që të bëhen garë atraktive sepse duke i shikuar disa federata fiktive, bile kjo kush po pështyn më larg, do të ishte senzacion i llojit të vet.

“Nuk ka mbetur federatë pa u themeluar, bile edhe kjo kush po pështyn më larg ka efekt edhe më të madh”, ka thënë prof. Jupa, ish selektor i kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) dhe trajner i mirënjohur.  

FEDERATAT OLIMPIKE ME 3 VOTA
1.Federata e Atletikës e Kosovës
2. Federata e Badmitonit e Kosovës
3. Federata e Basketbollit e Kosovës
4. Federata e Boksit e Kosovës
5. Federata e Çiklizmit e Kosovës
6. Federata e Futbollit e Kosovës
7. Federata e Golfit e Kosovës
8. Federata e Gjimnastikës e Kosovës
9. Federata e Hendbollit e Kosovës
10. Federata e Kajakimit e Kosovës
11. Federata e Kërlingut e Kosovës
12. Federata e Lundrimit e Kosovës
13. Federata e Mundjes e Kosovës
14. Federata e Notit e Kosovës
15. Federata e Peshëngritjes e Kosovës
16. Federata e Pingpongut e Kosovës
17. Federata e Ragbit e Kosovës
18. Federata e Skitare e Kosovës
19. Federata e Shenjëtarisë e Kosovës
20. Federata e Shigjetarisë e Kosovës
21. Federata e Taekwondos e Kosovës
22. Federata e Tenisit e Kosovës
23. Federata e Triathlonit e Kosovës
24. Federata e Volejbollit e Kosovës
25. Federata e Xhudos e Kosovës
26. Komisioni i Sportisteve 

FEDERATAT ME DY VOTA
27. Federata Aeronautike e Kosovës
28. Federata e Autosporteve e Kosovës
29. Federata e Bjeshkatarëve dhe Aplinistëve e Kosovës
30. Federata e Boulingut e Kosovës
31. Federata e Shahut e Kosovës
32. Federata e Karatesë e Kosovës
33. Federata e Kick-Box-it e Kosovës
34. Federata e Bilardos e Kosovës
35. Federata e Motoçiklizmit e Kosovës
36. Federata e Moauythai e Kosovës

Federatat me vetëm një votë
37. Federata e Bodybuildingut dhe e Fitnesit e Kosovës
38. Federata e Minigolfit e Kosovës
39. Federata Sportive e Punëtorëve e Kosovës
40. Federata e Sporti Shkollor e Kosovës
41. Federata e Sporteve Universitare të Kosovës
42. Federata e Arteve Marciale të Kosovës
43. Federata e Parkuerit e Kosovës 
44. Federata e Sportit e Kosovës
45. Federata e PIkados e Kosovës

Federata të njohura përkohësisht nga BE i KOK-ut
46. Federata e Skermes e Kosovës
47. Federata e Tekbollit e Kosovës

Pa të drejtë vote
48. Federata e Bejsbollit dhe e Softbollit e Kosovës
49. Federata e Pentatllonit Modern e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat