Garda e vjetër apo garda e re në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës 

Sporti

Garda e vjetër apo garda e re në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 mars 2021 Në ora: 12:22
Zyra e KOK-ut

Opinion/ Sot në orën 15.00 do të mbahet Kuvendi zgjedhor i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK)!

Deshëm apo nuk deshëm, dikujt po i dridhen këmbët, dikush është i bindur se  fitoren e ka në grusht, dikush mendon se gara do të shkojë në balotazh dhe aty përmbyset gjithçka. 

Tre kandidatët janë të bindur në fitore, por edhe mund të tradhtohen nga ata që gjithmonë tradhtojnë, janë pa pikë fytyre, gënjeshtar apo të pabesë, që janë mësuar nëpër kafiteri apo me mesazhe të të bëri rrafsh që gjithsecilin që e takojnë dhe ndryshe veprojnë!

Image

Tre kandidatë për të parin e KOK-ut, Besim Hasani, kryetar aktual apo qe 24 vite në këtë pozitë (nga viti 1996), Linda Shala garon për herë të parë dhe Ismet Krasniqi. 

Linda është nënkryetare e Federatës së Basketbollit të Kosovës, e ka bazën deleguese nga basketbolli apo nga një federatë e fuqishme, ndërsa Ismet Krasniqi është kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, me bazë deleguese nga atletika apo mbretëresha e sporteve dhe Besim Hasani është edhe kryetar i Federatës së Kërlingut të Kosovës, me bazë deleguese nga kërlingu.

Kush do ta fitojë sfidën e madhe, garda e vjetër e Besim Hasanit apo garda e re e Linda Shalës apo e Ismet Krasniqit.
Delegatët sot e kanë të qartë, se kryetari do të zgjidhet për katër vite e ardhshme dhe ata do të përcaktohen për frymën e vjetër apo për frymën e re, e drejta e tyre ekskluzive se kë e votojnë apo kë e shohin më të mirë.   Zgjedhjet janë të lira, votoni për atë që mendoni që është më i miri.

Të gjithë lutet për një kuvend të rregullt, pa tensione por gjithsesi se do të jetë gara më e fortë zgjedhore në KOK. 

Hasani sfidohet fuqishëm nga dy kandidatët apo kandidatët më të fortë që ka në 22 vitet e pasluftës, Shala dhe Krasniqi. Cili do të fitojë garën? Një burrë apo një grua në krye të KOK-ut, sot vendosin 106 delegatë. Secili delegatë e ka të qartë se për çfarë voton dhe për kë voton. 

Raportet në terren flasin se do të jetë një garë e ashpër! A do përcaktohet fituesi në rundin e parë apo në të dytin, pak ka rëndësi. Sot vota është e shenjtë, ata që mendojnë për të ardhmen më të mirë të sportit, le të votojnë për atë që mendojnë se është më i miri! Votoni ashtu si mendoni dhe për të mirën e sportit, nesër mos kukatni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat