Linda Shala: Federatat e formuar në vitin 2021 të mos kenë drejtë vote

Sporti

Linda Shala: Federatat e formuar në vitin 2021 të mos kenë drejtë vote

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:57
Linda Shala: Federatat e formuar në vitin 2021 të mos kenë drejtë vote

Asambleja e Punës 2020 dhe Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës ka nisur sot punën sot në Hotelin “Emerald” në Prishtinë, me fillim në ora 15:00, shkruan Insporti.

Fillimisht është paraparë të mbahet Asambleja e Punës 2020 dhe pas përfundimit të pikave të përcaktuara sipas Rendit të Ditës, do të mbahet Asambleja Zgjedhore.

Kandidatja për të parin e KOK-ut nga Federata e Basketbollit të Kosovës, Linda Shala, është shprehur pro pranimit të Federatave të reja të formuara në vitin 2021, me kushtin që këto të mos kenë të drejtë vote.

““Unë propozoj që t’i pranojmë këto federata, por të mos kenë drejtë vote, që ta mos e cenojë kuvendin edhe mirëmbajtjen e kuvendit” – deklaroi ajo.

Kujtojmë që për herë të parë për pozitën e presidentit do të jenë tre kandidatë: Besim Hasani nga Federata e Kërlingut të Kosovës, Ismet Krasniqi nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Linda Shala nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat