Vdes trajneri i njohur shqiptar, Shaban Tërstena i shokuar

Sporti

Vdes trajneri i njohur shqiptar, Shaban Tërstena i shokuar

Nga: K.G. Më: 21 prill 2021 Në ora: 12:19
Hajrush Sinani në të djathtë dhe Shaban Tërstena në të majtë

Ka ndërruar jetë trajneri i mirënjohur i mundjes, Hajrush Sinani. Lajmin e ka bërë të ditur Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988.  

“Të dashur  miq dhe njerëz të mirë, po e ndaj një dhimbje tejet të madhe në këtë mëngjes të së mërkurës. Djali i legjendës luftëtari i Lirisë Sametin Sinani paska shkruar në celular:  ‘Aga Shaban, babi im dhe trajneri yt,  legjenda Hajrush, në ora 5:20 të mëngjesit, u largua nga kjo botë’. 

Ishte një dhimbje e madhe kur e lexova, edhe pse unë isha dje në vizitë në shtëpi, tashmë i ndjerë trajner im Hajrushi ishte shumë në gjendje kritike shëndeti i tij nga sëmundja e mallkuar nga kanceri. 

Oh trajneri im, çdoherë kam qenë krenar me ty si dhe që të kam pasur trajner dhe do të jem deri sa Zoti të më jep jetë të jetoj në këtë botë. 20 vite ishim bashkë ne jetën time sportive në kohët më të vështira, edhe pse nuk kemi pasur kushte dhe përsëri nuk jemi dorëzuar dhe kemi arritur të shkruajmë historinë e artë te sportit në Botën e Madhe Sportive,

Zoti i Madh e mëshiroftë shpirtin tënd dhe të shpërbleftë me gradën më të lartë në Xhenet!”, ka shkruar mes të tjera Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat