Naim Muja: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e trajnerit 

Sporti

Naim Muja: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e trajnerit 

Nga: K.G. Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:41
Hajrush Sinani

Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, është i pikëlluar thellë me vdekjen e trajnerit të mirënjohur Hajrush Sinani.  

“I nderuari z. Betim Vrenezi - kryetar i Federatës së Mundjes të Maqedonisë Veriore.

I nderuari z. Imer Kadriu - kryetar i Klubit të Mundjes Liria - Shkup.

E nderuara familja Sinani.

Me pikëllim të thellë, e morëm lajmin për vdekjen e njërit prej themeluesve të klubit të mundjes Liria, trajnerit shumëvjeçar  Hajrush Sinani.

Në emër te bordit te FMK-së i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, shokëve të tij, anëtarëve të klubit të mundjes Liria”, ka shkruar Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat