Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar sot 22 prillin

Sporti

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar sot 22 prillin

Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:19
Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar sot 22 prillin

Në aktivitetin e mbajtur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, u mbollën lule nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, dhe drejtuesit e Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.

Të pranishëm krahas presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi, sekretarit të përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentëve Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, ishin edhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, pastaj drejtori i DS në MKRS, Fitim Arifi, zëvendësdrejtoresha e DS, Afërdita Fazlija, si dhe drejtues tjerë të DS-së dhe Rektoratit.

Presidenti Krasniqi duke folur për shënimin e kësaj dite, bëri thirrje që të gjithë të kontribuojnë për një tokë sa më të pastër.

“Aktiviteti i sotëm është vetëm një gjest simbolik, i cili duhet të shërbejë si mesazh për ta ruajtur tokën me pastërti dhe gjelbërim, prandaj ne duhet të vetëdijësohemi dhe të kontribuojmë për një tokë sa më të pastër”, tha ndër të tjera presidenti Krasniqi.

Edhe rektori Sahiti u ndje i lumtur që dhanë një kontribut simbolik për të shënuar këtë ditë, derisa përqoi mesazhin për përkujdesje sa më të madhe për planetin tonë dhe të kujdesemi për ta degraduar sa më pak që është e mundur.

Dita e Tokës shënohet në gjithë botën për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat