Krasniqi e Aliti bisedojnë me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Sllovakisë

Sporti

Krasniqi e Aliti bisedojnë me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Sllovakisë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:11
Krasniqi e Aliti bisedojnë me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Sllovakisë

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, bashkë me këshilltarin e tij, Besim Aliti, kanë zhvilluar sot një takim ‘online’ me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Sllovakisë (KOS), presidentin Anton Siekel dhe sekretarin e përgjithshëm, Jozef Liba.

Drejtuesit e KOS kanë uruar presidentin Krasniqi për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut.

Të dyja palët kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike, derisa kanë diskutuar për projekte të ndryshme.

Ata biseduan për shumë gjëra që i takon sportit mes dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat