Në Japoni 60-80% e opinionit është shprehur përmes anketave kundër hapjes së Lojërave Olimpike

Sporti

Në Japoni 60-80% e opinionit është shprehur përmes anketave kundër hapjes së Lojërave Olimpike

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:32
Në Japoni 60-80% e opinionit është shprehur përmes anketave kundër hapjes së Lojërave Olimpike

Nënpresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili është i ngarkuar me detyrën e përgatitjes për Lojërat Olimpike të Tokios, tha të premten se Olimpiket do të hapen pas dy muajsh edhe nëse kryeqyteti dhe pjesë të tjera të Japonisë janë nën masa izolimi për shkak të pandemisë.

John Coates, në një telekonferencë nga Australia me organizatorët e Tokios, tha se Lojërat do të hapen edhe nëse ekspertët shëndetësorë këshillojnë për shtyrjen ose anulimin e garave.

Në Japoni 60-80% e opinionit është shprehur përmes anketave kundër hapjes së Lojërave Olimpike më 23 korrik, në varësi të mënyrës se si formulohet pyetja. Zoti Coates shprehu shpresën se opinioni publik mund të zbutet me kalimin e javëve dhe shtimin e numrit të japonezëve që vaksinohen. Aktualisht të vaksinuarit përbëjnë rreth 2% të popullatës.

"Nëse nuk përmirësohet qëndrimi i publikut japonez, gjithsesi ne mendojmë se duhet të vazhdojmë të bëjmë punën që kemi. Kjo punë është të garantojmë se Lojërat zhvillohen në një mënyrë që nuk rrezikon pjesëmarrësit apo popullin japonez”.

Zyrtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar parashikojnë se mbi 80% e banorëve të Fshatit Olimpik të ngritur në Gjirin e Tokios do të jenë të vaksinuar dhe të izoluar nga kontaktet me publikun. Pritet që në Lojërat verore Olimpike këtë vit të marrin pjesë 11,000 sportistë, ndërsa do të ketë edhe 4,400 konkurrentë në Lojërat Paraolimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat