Nishevci: Do t’u jam gjithmonë mirënjohës Shqipe Zogianit, Fehmi Mahallës, Asdren Myrtajt, familjes time...

Sporti

Nishevci: Do t’u jam gjithmonë mirënjohës Shqipe Zogianit, Fehmi Mahallës, Asdren Myrtajt, familjes time...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:18
Nishevci: Do t’u jam gjithmonë mirënjohës Shqipe Zogianit, Fehmi Mahallës, Asdren Myrtajt, familjes time...

Karateisti i Kombëtares së Kosovës, Herolind Nishevci, sot ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë +84 kg në Kampionatin Evropian.

Nishevci tregoi luftë të madhe në duel me garuesin nga Azerbajxhani, Asiman Gurbanli, duke shënuar fitore të madhe.

Nishevci është i ngazëllyer për suksesin e madh në Poreç të Kroacisë. 

“Kampionati Evropian është niveli më i lartë dhe normalisht edhe konkurrenca shumë e fortë.

Rruga deri të medalje ka qenë mjaft e vështirë, duke e pasur parasysh konkurrencën.

Puna ime në përgatitje me trajnerët e mi, dha edhe rezultatin.

Jam krenar për këtë medalje sepse është e dyta pas asaj të bronztës në Kampionatin Botëror në vitin 2016.  Do t’u jam gjithmonë mirënjohës Shqipe Zogianit, Fehmi Mahallës, Asdren Myrtajt, ndërsa falënderimi më i madh i takon Zotit dhe familjes time.

Falënderoj të gjithë për përkrahje, Federatën e Karatesë së Kosovës në krye me presidentin Ismet

Krasniqi dhe të gjithë që më dhanë forcë. Ky sukses me jep edhe më shumë forcë për sfida tjera të mëdha që më presin në të ardhmen”, tha Nishevci për gazetën kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat