Ëndrra e një refugjati për Lojërat Olimpike

Sporti

Ëndrra e një refugjati për Lojërat Olimpike

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 08:14
Saeid Fazlula

Saeid Fazlula e nisi karrieren sportive në moshën 17 vjeçare në Iran, por fati e solli si refugjat në Gjermani. Megjithë pengesat që sjell ky status, ai nuk heq dorë nga ëndrra e tij për Lojërat Olimpike.

Iraniani Saeid Fazloula ka një qëllim tek i cili është fokusuar fort: të konkurrojë në Tokio si anëtar i Ekipit Olimpik të Refugjatëve.

"Do të isha shumë i lumtur dhe krenar. Jeta si refugjat nuk është e lehtë - shumë vetë nuk e dinë këtë." - tregon Saeidi.

Image
Saeid Fazloula dhe Ali Aghamirzaeijenaghrad, 2014

Në vitin 2015 Saeidi u detyrua të braktisë vendlindjen e tij Iranin dhe erdhi përmes Ballkanitnë Gjermani. Shkaku: gjatë Kampionatit Botëror të Kanotazhit në Itali, ai kishte bërë një selfie përpara Katedrales së Milanos. Regjimi iranian e akuzoi, se ishte konvertuar në të krishterë, gjë për të cilën dënohesh me vdekje.

Shtëpia e tij e re u bë qyteti Karlsruhe. Ai kishte 17 vjet që stërvitej për të marrë pjesë në gara sportive dhe edhe pasi u vendos në Gjermani, kajaku vazhdoi të ishte përparësi kryesore e tij.

Image
Saeid Fazloula gjatë stërvitjes në Karlsruhe

"Ne zhvillojmë tri - katër seanca stërvitore në ditë nga e hëna deri të shtunën, secila prej tyre është një deri një orë e gjysmë. Të mërkurave e kemi gjysmën e ditës për të pushuar, stërvitja përfshin ushtrime fitnesi, vrap dhe kanotazh."

Miqësi frymëzuese

Saeid Fazloula është ndërkohë mik me kampionin olimpik të kajakut të vitit 1996, Detlef Hofmann. Ai e ndihmon Saeidin, sa herë ka nevojë për motivim.

"Para një muaji e gjysmë isha depresiv. U takova me Detlefin dhe i thashë se nuk dua të marr pjesë në Kupën e Botës. Ne folëm gjatë me njëri-tjetrin." - kujton Saeidi.

Kurse Detlef Hofmann thotë se Saeidi e konsideron si në vend të babait.

Image
Saeid Fazloula

Fjalët e Detelefit patën rëndësi vendimtare për Saeidin: "Ai më tha fjalë për fjalë: edhe vendi i tetë ose i nëntë janë shkëlqyshëm, por të lutem mos hiq dorë!". Dhe unë thashë në rregull, ky është shansi im i vetëm. Do ta përdor dhe do të tregoj kush jam. Dhe në fund vërtet funksionoi shumë mirë ".

Image
Saeid Fazloula gjatë Kampionatit Evropian 2018 në Beograd

Saeidi fitoi Kupën e Botës dhe tani shpreson se do të jetë në gjendje të fitojë një medalje edhe në Tokio./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat