Kosova me paraqitje të mirë në Kroaci

Sporti

Kosova me paraqitje të mirë në Kroaci

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 22:32
Kosova me paraqitje të mirë në Kroaci

Dy medalje nga dita e parë e nga Kupa Botërore dhe Liga e të rinjve te botës qe po mbahet ne Poreç te Kroacisë.

Enkel Hamiti i artë në kategorinë U12 mbi 45 kilogram dhe Betim Maliqi i argjendtë në kategorinë U21 deri 75 kilogram.

Qëndresa Ibrahimi, fitoj medaljen e argjendtë 

Ajo ketë e arriti në kategorinë deri në 54, kilogram, ku kaloi 5 kundërshtare te saj, Çekisë, Italisë, Spanjës, Ukrainës, Francës  dhe në finale humbi me rezultatin minimal 4:3 nga garuesja e Sllovakisë Nina Kvasnicova. 

Afër medaljes se bronzte ishte edhe Rgon Baruti, i cili u paraqit në disiplinën e juniorëve kategoria deri 68 kilogram, ai fitoj nga garuesi i Bullgarisë, Rumanisë, Ukrainës, Lituanisë, ku humbi nga kampioni i kësaj kategorie garuesi nga Italia, po ashtu edhe në finalen për vendin e tretë repasazh humbi me rezultat minimal 1:0 nga garuesi i Gjermanisë. Rigon Baruti u rendit i 5-ti.

Edhe Alma Loki, kishte një paraqitje shumë te mirë në disiplinën e kata kategoria e junioreve, ajo kaloi dy xhiro dhe në te tretën për finale iu deshtë te kënaqet me vendin e 11-të.

Edhe Artiol Shaqiri kadet ishte afër medaljes se bronztë ne kategorinë deri 63 kilogram u rendit i 5-ti fitoj nga garuesi Hungarisë, Luksemburgut, Bullgarisë, Rumanisë humbi me rezultat minimal nga kampioni i kesaj kategorie garuesi nga Kili. Edhe në finalen për medaljen e bronztë humbi nga garuesi i Malit te Zi.

Në vendin e 7-te u rendit, Erblina Sopjani, kadete mbi 54 kilogram.
Gent Peci i 7-ti, U14 deri 45 kg
Ana Shamolli e 7-ta, U14 deri 42 kg
Eda Metollu 9-ta, U14 deri në 42 kg
Leon Azemi 9-ti Junior deri 75 kg,
Reald Emerllahu, 11-ti U14, mbi 55 kg
Dre Ibrahimi, 11-ti, junior deri 61 kg
Edi Haziri, 11-ti kadetë deri 70 kg, njofton FKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat