Reagon Curri: Bordi i FKK-së, u kujdes të shkarkon njeriun qe 4 vite e udhëheqi ekipin olimpik

Sporti

Reagon Curri: Bordi i FKK-së, u kujdes të shkarkon njeriun qe 4 vite e udhëheqi ekipin olimpik

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 16:01
Reagon Curri: Bordi i FKK-së, u kujdes të shkarkon njeriun qe 4 vite e udhëheqi ekipin olimpik

Ish selektori i Kombëtares së Kosovës në karate, Isak Curri, reagon ashpër përmes një postimit të tij në facebook.  

 “Uroj Përfaqësuesen tonë shumë suksese në Olimpiadë, kjo foto pa dyshim që na bënë krenar në krye me medalisten e artë Olimpike Majlinda Kelmendi.

Kësaj radhe karate pa pjesëmarrës, as nga turneu kualifikues por edhe me keq as nga ftesa e premtuar nga i pari jonë, premtim i përsëritur e i reklamuar s’di sa herë para sportistëve tanë që nuk arritën ta shijojnë olimpiadën. 

Por as ata që besuan që do të jenë si trajner në vend timin, që bordi i FKK-së dy orë para nisjes për turneun kualifikues ne Paris u kujdes të shkarkon njeriun qe 4 vite e udhëheqi ekipin olimpik, njeriu që nuk mori as një cent, njeriu që nuk kishte as një vërejtje, as i përfolur për ndonjë ekses brenda dhe jashtë komunitetit te Karatesë (profesional, moral dhe ai Financiar). 

Karateja dhe Sportistët tanë kanë merituar të janë pjesëmarrës në këtë Olimpiadë, shpresoj ti prek ndërgjegjja udhëheqësit  e saj për vendimet e marrë në dëm të ekipit olimpik të Karatesë dhe në dëm të personalitetit tim.

Mbetem me shpresë që gardistët e xhudos të na bjen të lumtur me medalje dhe pse jo dhe sportistët tjerë pjesëmarrës”, ka shkruar Curri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat