Delegacioni shqiptar gati për parakalimin

Sporti

Delegacioni shqiptar gati për parakalimin

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 13:12
Delegacioni shqiptar gati për parakalimin

Pas pak, në stadiumin olimpik, do të nisë ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Në këtë event të madh merr pjesë edhe Shqipëria, me 9 sportistë, që do të garojnë në atletikë, peshëngritje, qitje, gjimnastikë, xhudo dhe not.

Sipas një informacioni që vjen nga Tokio, delegacioni olimpik shqiptar ka mbërritur në stadiumin olimpik dhe është gati për të bërë parakalimin. Shqipëria do të dalë e 12-ta, pasi parakalimi do të bëhet sipas alfabetit japonez.

Flamurin kuqezi në ceremoninë e hapjes do ta mbajnë atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Briken Calja.

Ceremonia e hapjes bëhet duke zbatuar masa të rrepta anti-Covid dhe pa praninë e spektatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat