Fadil Arifi kritikon karatenë: Patën model se si punohet mirë dhe si i arritën rezultatet kulminante Federata e Xhudos

Sporti

Fadil Arifi kritikon karatenë: Patën model se si punohet mirë dhe si i arritën rezultatet kulminante Federata e Xhudos

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2021 Në ora: 12:32
Fadil Arifi kritikon karatenë: Patën model se si punohet mirë dhe si i arritën rezultatet kulminante Federata e Xhudos

Ish presidenti i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, shprehet kritikë ndaj karatesë.

Ai tha se Federata e Karatesë e Kosovës e ka pasur modelin se si punohet dhe si i arritën rezultatet kulminante xhudo, por nuk deshtën ta ndjekin.  

“Fatkeqësisht tani për tani dihet se karateja nuk do të jetë në Olimpiadën e Parisit, por edhe se në një të ardhme të afërt nuk dihet fati i saj.
 I dhimbshëm është fakti për neve se ne lëshuam rastin historik që të kualifikohemi për atje, patëm shans të madhe. 

Krejt fajet i ka Bordi drejtues i FKK-së, prej presidentit e deri te selektorët dhe trajnerët. 

Fajit s’mund t’i ikë as Komiteti Olimpik i Kosovës i cili ka qenë i informuar për pengesat, qëllimet dhe veprimet e FKK-së në këtë drejtim. 
Garuesit nuk kanë faj, ata e dhanë maksimumin, na bën krenar në shumë aktivitete, por kur t’u bashkangjitet këtyre edhe mospjesëmarrja në gjashtë aktivitetet kualifikuese e bënë të qartë fajin dhe dëmin e madh të shkaktuar.

Federata e Karatesë e Kosovës bëri gabime të pafalshme. 

Patën model se si punohet mirë dhe si i arritën rezultatet kulminante Federata e Xhudos, por nuk deshtën ta ndjekin. 
Patën model te shkëlqyeshëm nga ata se, rëndësi duhet t’u jepet garuesve elitar e jo fushëveprimi të jete i bazuar  vetëm në gjyqtarë. Drejtuesit e Federatës së xhudos s’patën kohë të merren as me ndjekje dhe dënime të trajnerëve të suksesshëm dhe sportistëve.
Ata nuk bën udhëtime 30 orëshe me autobus duke dërmuar sportistët e tyre si FKK-ja, gati në çdo gare kualifikuese, deri në Paris, Roterdam, Berlin, Salzburg etj dhe nuk u morën me turizëm sportiv. 

Ata e dëshiruan kualifikimin sepse, ja ditën vlerën kësaj ngjarje më të madhe botërore, ëndërr jetësore e çdo sportisti e që e bën edhe shtetin tejet shumë krenar. 

Ata arritën këtë sepse, i patën të gjitha në dispozicion, edhe garuesit edhe trajnerët e dijshëm, edhe përkushtimin. 

Ata nuk i lan garuesit e vetmuar apo nuk ua vunë përmbrapa sekretarin në vend të trajnerit. 

Federata e Karatesë e Kosovës pat buxhet të njëjtë me Federatën e Xhudos. 

Ata ditën ta shfrytëzojnë taksën e tatimpaguesve dhe në vazhdimësi e kthyen me nderë dhe rezultate.
Shkëlqimi i Federatës së Karatesë nuk matet me organizime nëpër hotele të kushtueshme për imazhe personale dhe mashtruese me tepih solemn herë të kuq e herë vizellimë të kaltër dhe me drita vezulluese por me rezultate konkrete, kualifikim për Tokio apo me rezultate të tjera siç i pati në vazhdimësi xhudoja.

Sot detyrimisht duhet te shtrohet pyetja: Kush është fajtor për mos kualifikimin e karateistëve në Lojërat Olimpike dhe patjetër duhet t’i drejtohet gishti atij”,  ka thënë para disa ditëve Arifi për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat