Ky është rekordi i vetëm botëror

Sporti

Ky është rekordi i vetëm botëror

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 14:14
Ky është rekordi i vetëm botëror

Rekord botëror në stafetë, të trija ekipet e podiumit thyejnë kohën e mëparshme!

Rekord botëror në stafetën 4×200 metra stil i lirë për femra në not në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Interesant fakti se të trija ekipet që u ngjitën në podium përmirësuan rekordin e mëparshëm (7’41”50” që i përkiste Australisë).

Medalja e artë dhe rekordi shkojnë për Kinën, që dha kohën më të shpejtë, 7’40”33. Medalja e argjendit u morr nga Amerika (7’40”73), ndërsa ajo e bronzit nga Australia (7’41”29).

Ky është rekordi i vetëm botëror deri më tani në garat e notit në këtë Olimpiadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat