Dominuan garën nga fillimi në fund

Sporti

Dominuan garën nga fillimi në fund

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:39
Dominuan garën nga fillimi në fund

Në kanotazh pati lavdi për vëllezërit kroatë Martin dhe Valent Sinkoviç.

Në konkurrimin dysh në Gjirin e Tokios, në Koto dhe Ota në Sea Forest Waterway çifti kroat respektoi parashikimet dhe dominoi garën nga fillimi në fund, duke lënë prapa për afërsisht 1,3” binomin rumun Marius Cozmiuc – Ciprian Tudosa, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua dyshja nga Danimarka Frederic Vystavel – Joachim Sutton.

Vëllezërit kroatë patën triumfuar gjithashtu në një tjetër garë në Brazil pesë vjet më parë.

Ndërsa më pas ndryshuan disiplinë dhe fituan edhe dy tituj të tjerë botërorë, ndërkohë tani Martin dhe Valent Sinkoviç hyjnë thellë në librin e rekordeve të Lojërave Olimpike, si dyshja e parë në historinë e olimpiadave që meriton medaljen e artë në këto dy disiplina të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat