Yunxiu e Kinës fitoi medalje

Sporti

Yunxiu e Kinës fitoi medalje

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 17:13
Yunxiu e Kinës fitoi medalje, foto Reuters

Lu Yunxiu e Kinës fitoi medaljen e fundit të artë në windsurfing, pasi përfundoi garën e para duke i lënë pas të gjithë konkurrentët në Lojërat e Tokios.

Charlinë Picon fitoi medaljen e argjendit për Francën, ndërsa skuadra e Britanisë së Madhe me Emma Wilson fitoi medaljen e bronzit. Kjo garë mbetet në histori pasi disiplina nuk do të përfshihet më në Lojërat Olimpike duke nisur nga ato të Paris 2024.

Kiran Badloe, fitoi medaljen e tretë të artë radhazi për Holandën në windsurfing për meshkuj. Thomas Goyard i Francës fitoi medaljen e argjendit, ndërsa Bi Kun i Kinës ishte i treti duke u bërë i pari atlet mashkull nga Kina që fiton një medalje në kategorinë e sailing.

Nina Christen e Zvicrës fitoi garën e femrave në qitje me pushkë 50 metra 3 pozicionale, për të siguruar medaljen e saj të dytë në Olimpiadën e Tokios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat