Laurel Hubbard - një hap i parë, i rëndësishëm

Sporti

Laurel Hubbard - një hap i parë, i rëndësishëm

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 09:05
Laurel Hubbard

Sportisja transgjinore u eleminua që në paraqitjet e para në garat e Lojërave Olimpike. Megjithatë, por ajo na ka detyruar që të rikthejmë edhe njëherë vështrimin nga sistemi anakronik i sportit, shkruan Sarah Wiertz.

    

A ia doli mbanë? Me dy tentativa të dështuara dhe një të konsideruar të pavlefshme, në garat e 120 dhe 125 kilogramëve, peshëngritësja Laurel Hubbard u eleminua në kategorinë e peshës 87 kilogramë.

Në fund të ditës, barra që u mbajt mbi supe ishte shumë e rëndë. Është e vështirë të thuhet nëse ishte më e rëndë pesha e shufrës së hekurit që ngriti apo diskutimet mbi zgjedhjet e saj personale jetësore. Hubbard, nga Zelanda e Re, do të mbahet mend si trasngjinori i parë në peshëngritjen Olimpike.

Image
Sarah Wiertz

Përse çështjet transgjinore kanë ndikim në sport?

Duke marrë pjesë në Lojërat Olimpike të këtij viti, 43-vjeçarja sfidoi jo vetëm konkurrentët e saj në peshëngritje, por të gjithë sportin. Një sport që - me disa përjashtime - bazohet në një sistem dygjinor dhe përjashton grupe të caktuara njerëzish.

Asnjë fushë tjetër e shoqërisë sonë nuk është kaq e bazuar tek një sistem dysh. Në fund të fundit, sportit i duhen kategori dhe rregulla për të ruajtur konkurrencën e ndershme.

Laurel Hubbard ka respektuar të gjitha rregullat dhe kërkesat e vendosura nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për sportistët transgjinorë. Duke pasur parasysh këtë fakt, ishte performanca e saj që fitoi pjesëmarrjen e saj olimpike.

Por sa të drejta janë këto rregulla, të vendosura nga IOC në vitin 2015 dhe që do të rishikohen pas Lojërave të Tokios, është një pyetje tjetër.

A është sporti i drejtë?

Fakti është se sporti nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë plotësisht i drejtë.

Kjo, sepse shoqëria pranon avantazhe fizike si muskujt e shpejtë të Usain Bolt ose përparësi teknike si makina më e shpejtë e Lewis Hamilton - dhe pranon mundësi më të mira stërvitore për sportistët konkurrues të kombeve të industrializuar e të pasur.

Por ajo vë në dyshim, shpeshherë në mënyra diskriminuese, pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në gara.

A është i qëndrueshëm sistemi anakronik i sportit?

Nëse çështja e të drejtave transgjinore do të kishte vërtet të bënte me drejtësinë, atëherë duhet të diskutohet jo vetëm për avantazhet e supozuara të sportistëve trans, por edhe për disavantazhet e supozuara të tyre. Ose të diskutohet rreth ngarkesave psikologjike që bartin njerëzit trans nga operacioni, terapia hormonale dhe diskriminimi shoqëror. Të gjitha këto mund të kenë një ndikim të madh tek suksesi i tyre në gara.

Sportistët transgjinorë, ose të paktën sportistët kryesorë si Laurel Hubbard, na detyrojnë të vemë në dyshim normën anakronike të dy gjinive, si dhe kriteret e drejtësisë. Ata na sfidojnë të shikojmë drejt një kahu të ri dhe bashkëkohor të sportit. Një model që na tregon se ka sukses, përtej medaljeve./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat