Paraolimpistja afgane: Mos ma hiqni Tokion

Sporti

Paraolimpistja afgane: Mos ma hiqni Tokion

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:45
Paraolimpistja afgane: Mos ma hiqni Tokion

Eshtë një apel zemërthyer i Zakia Khudadadi, e cila nuk dëshiron t’i thotë lamtumirë ëndrrës së saj. Atletja paralimpike afgane, i cila të hënën e 16 shtatorit, siç ishte planifikuar, nuk ishte në gjendje të udhëtonte për në Tokio, pas rënies së Kabulit në duart e milicisë islamike.

Ajo është një klithmë dhimbjeje dhe shprese për të gjithë afganët. “Mos lejoni që talebanët të më heqin të drejtat e mia themelore,”– thotë taekwondistja 23-vjeçarja, gruaja e parë, që do të përfaqësonte Afganistanin në Paralimpiadë, përmes shefit të misionit të Komitetit Paralimpik Afgan, Arian Sadiqi. “Unë ende kam besim, ju lutem: më ndihmoni të marr pjesë. Kam luftuar për 5 vjet për të arritur atje ku jam.”

“Ajo është e tmerruar të largohet nga shtëpia, – shtoi Arian Sadiqi për ‘Al Jazeera’. “Apeli ynë është, për çdo vend që mund të ndihmojë, dy atletët dhe trajnerët tanë, të shkojnë në Tokio.” Atleti tjetër paraolimpik afgan është disobolteri Hossein Rasouli, i cili humbi krahun e majtë deri në shpërthimin e një miniere.

“Familja ime është në një situatë shumë të keqe. Ne të gjithë jemi nën kontrollin e talebanëve dhe ky është një makth i madh”.

 Zakia Khudadadi lëshoi apelin e saj përmes ‘Ansa’. E pyetur përmes ‘Facebook’, pasi shefja e misionit të Komitetit Paralimpik Afgan kishte folur për situatën e saj, Zakia apelon për “këdo që më lexon të më ndihmojë”, duke mos e fshehur frikën e saj.

“Të gjitha fotot dhe videot e mia transmetohen në botën virtuale dhe unë jam duke pritur që diçka të ndodhë me mua dhe familjen time në çdo moment. Ky është kulmi i frikës dhe panikut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat