Drejtuesit e KOK-ut pritën Federatën e Ragbit të Kosovës dhe Federatën e Sportit Universitar të Kosovës

Sporti

Drejtuesit e KOK-ut pritën Federatën e Ragbit të Kosovës dhe Federatën e Sportit Universitar të Kosovës

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 18:02
Drejtuesit e KOK-ut pritën Federatën e Ragbit të Kosovës dhe Federatën e Sportit Universitar të Kosovës

Drejtuesit e KOK-ut pritën Federatën e Ragbit të Kosovës dhe Federatën e Sportit Universitar të Kosovës!

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, nënpresidenti Milaim Kelmendi dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti, kanë pritur sot përfaqësuesit e Federatës së Ragbit të Kosovës, Ramadan Elshani, Mark Barrett, Fatmir Ismajli dhe Evzi Hani, si dhe drejtuesit e Federatës së Sportit Universitar të Kosovës, kryetaren Diellza Shaqiri Kelmendi dhe anëtarin, Musa Selimi.

Të dyja palët kanë biseduar për bashkëpunimin mes KOK-ut dhe këtyre dy federatave, si dhe mundësinë e gjetjes së formave të mbështetjes.

Në emër të KOK-ut, presidenti Krasniqi ofroi mbështetjen e plotë të avancimit të trajnerëve dhe administratorëve të të dyja federatave.

Presidenti Krasniqi po ashtu mirëpriti edhe nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes të dyja federatave, ku do të formohen ekipe të ragbit në Universitet, në mënyrë që të masivizohet edhe më shumë sporti i ragbit në Kosovë.

Më 29 nëntor drejtuesit e Federatës Evropiane të Ragbit do të vizitojnë Kosovën, me ç’rast do tw kenw takim edhe me KOK-un, vizitë kjo që do t’i paraprijë anëtarësimit të plotë të Federatës së Ragbit të Kosovës në Federatën Evropiane të Ragbit, ku do t’iu hapen dyert ragbistëve tanë të zhvillojnë gara në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat