​Shkarkohet Sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës Shasivar Haxhijaj

Sporti

​Shkarkohet Sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës Shasivar Haxhijaj

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 22:25
Shasivar Haxhijaj

Shasivar Haxhijaj papritur shkarkohet nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Kosovës.  

Haxhijaj është i befasuar për mënyrën se si e kanë shkarkuar.

Ai në shkrimin e tij në facebook ka bërë me dije se ky institucion është "shndërruar si biznes privat"!

Ky është postimi i plotë i Haxhijajt në Facebook:

Sot, pas 4 vite e gjysmë, në mënyrë të pa rregullt ligjërisht e proceduralisht, me propozimin e Ismet Krasniqit aktualisht President i KOK, një pjesë e Bordit Ekzekutiv morri vendim për të më shkarkuar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Kosovës, edhe përkundër asaj se unë kisha mandat.

Ky vendim i padrejtë i cili u mor sonte pa asnjë arsyetim, thjeshtë për të përmbushur premtime elektorale, shoqërore e grupore, do ta dëmtoi rëndë Komitetin Olimpik të Kosovës.

Sikur ky vendim të ishte marrë për shkak të mos punës sime, për shkak të kryerjes keq të detyrave të mia, apo për shkak të mos respektimit dhe implementimit të vendimeve të Bordit dhe Asamblesë së KOK, mbase do të ishte normale te ndodh shkarkimi.

Mirëpo, sot ndodhi diçka e pazakontë në shoqërinë tonë, shkarkohet një njeri nga detyra e tij pikërisht pse punën e ka kryer ashtu siç duhet, në mënyrë profesionale dhe pa gabime.

Kjo është për keqardhje. Nga po shkon kështu kjo shoqëri e jona, nga po shkon kështu ky vend i shkretë.

A thua nuk ka Kosova dhe sporti kosovar asnjë djalë apo vajzë të përgatitur për të ushtruar detyrën e Sekretarit të KOK, a ne kemi ngelur aq keq, sa duhet njerëz nga Maqedonia të na udhëheqin e drejtojnë sportin e Kosovës.

A thua rezultatet e arritura deri më sot nga KOK, 3 medalje të Arta Olimpike në dy Olimpiada, 4 medalje në Lojërat Evropiane, 1 medalje në Lojërat Olimpike për të rinj, 4 medalje në Lojërat Mesdhetare, 1 medalje në Lojërat Evropiane për të Rinj, si u arritën? Sa është kontributi i KOK këtu?

Pa dyshim kjo është një fyerje e inteligjencës sonë, ky është dekurajim për të rinjtë e të rejat e këtij vendi, që me mund e djersë shkollohen, përgatiten për të drejtuar këtë vend dhe këto institucione dhe dikush krejt në të gatshëm e merr për të drejtuar për interesa të ngushta, shoqërore e private.

Me keqardhje, e me zemër të thyer më duhet të them se KOK ka filluar të drejtohet si një biznes privat, me shokë, shoqe e jarana, KOK falë një grupi të vogël që disa muaj ka filluar degradimin.

Sporti i Kosovës nuk e meriton një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat