Aliti e Kelmendi në Podgoricë

Sporti

Aliti e Kelmendi në Podgoricë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 15:48
Aliti e Kelmendi në Podgoricë

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, kanë marrë pjesë në takimin e Komiteteve Olimpike të Rajonit, të mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi.

Pjesëmarrës ishin edhe drejtuesit e Komiteteve Olimpike të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë.

Palët diskutuan për bashkëpunimin në rajon, si dhe projekte të ndryshme siç janë shkëmbimi i njohurive, edukimi etj.

Një tjetër temë diskutimi ishte bashkërendimi i kërkesave të Komitete Olimpike të Rajonit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Asociacionin e Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Komitetin Olimpik të Evropës (EOC), Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), etj.

Projektet në Erasmus Plus dhe fondeve tjera evropiane, ku Kosova dhe Shqipëria kanë aplikuar bashkë me shtete tjera të rajonit, ishte temë që po ashtu u diskutua nga të pranishmit.

Duke parë bashkëbisedimet e frytshme të dala nga ky takim, palët u pajtuan që në të ardhmen takime të tilla të shpeshtohen dhe të mbahen edhe në vendet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat