E hidhur, KB Peja: Sot humbëm një shqiponjë

Sporti

E hidhur, KB Peja: Sot humbëm një shqiponjë

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2021 Në ora: 22:06
E hidhur, KB Peja: Sot humbëm një shqiponjë

Klubi i basketbollit Peja konfirmon lajmin e hidhur, vdes tifozi Nardi. 

Pejanët janë të tronditur me ikjen në amshim të Nardit.  

“Sot humbëm një shqiponjë, të cilit i rrihte zemra për ne.

Ngushëllime familjarëve dhe gjithë shoqërisë së Nardit. 

Ngushëllime tifozerisë tonë SHQIPONJAVE për humbjen e vëllaut tonë. 

Është koha që gjithë ne të angazhohemi me tepër, të jemi më të mirë me njëri - tjetrin, të mbështesim më shumë njeri - tjetrin dhe të ndalim këtë të keqe e cila po na i merr djemtë e vajzat tona. 

Nardi do na mungosh shumë në tribunë e në qytet. Pusho i qetë!

Zemra po rreh, por më shumë dhimbje sot për ty”, shkruan në faqen e KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat