Ministër Çeku, vepro pamëshirë ndaj garave ilegale të Serbisë në Kosovë!

Sporti

Ministër Çeku, vepro pamëshirë ndaj garave ilegale të Serbisë në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:28
Ministër Çeku, vepro pamëshirë ndaj garave ilegale të Serbisë në Kosovë!

As në Graçanicë, as në Hoçë të Madhe, as në Uglar, as në Zubin Potok, as në Zveçan, as në një pjesë të Mitrovicës, as në Leposaviç, ndalni garat ilegale sportive të Serbisë që organizohen nga Federatat Serbe nën urdhrat e Aleksandër Vuçiqit.   

Klubet nga Çaçaku, Beogradi, Kragujevci, Krushevci, Piroti, Rashka etj. është koha të frenohen dhe futja ilegalisht në Kosovë, të arrestohen të gjithë.  

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

Kjo është deklaratë e shumëpritur, i pari ministër që po ngritë një çështje shumë me rëndësi.

Çeku do të veprojë me shumë gjasë, nuk do të tolerojë garat e Shumadijës në zemrën e Republikës së Kosovës.

Ministër Çeku, vepro pamëshirë ndaj garave ilegale serbe. Mos tolero më asgjë, serbët që jetojnë e veprojnë këtu, duhet ta kenë të qartë: Dera është e hapur që të garojnë në shtetin e tyre, Republika e Kosovës.

Në të kundërtën, çdo aktivitet ilegal sportiv në kundërshtim me shtetin e Kosovës, të lëshohen fletarreste për kryetarin e klubit të futbollit Mokra Gora, për kryetarin e Trepçës fantome, për të gjithë ata që veprojnë ilegalisht dhe me program të Serbisë! Mjaft më me garat ilegale, mjaft më kulloten zyrtarët e Serbisë.

Nga Grapanica e kudo që veprojnë klubet serbe më Kosovë, çdo ndeshje jashtë protokollit shtetëror të Kosovës, të ndërpritet dhe të ndiqen penalisht të gjithë ilegalët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat