Për herë të parë në Kosovë zhvillohen garat e ‘Brazilian jiu-jitsu’

Sporti

Për herë të parë në Kosovë zhvillohen garat e ‘Brazilian jiu-jitsu’

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 23:35
Për herë të parë në Kosovë zhvillohen garat e ‘Brazilian jiu-jitsu’

Klubi Kroni dhe BJJ Kosova, për herë të parë në Kosovë zhvilluan gara të ‘Brazilian jiu-jitsu’, në kampionatin që u quajt Kosova Grappling Championship.

Në ngjarje që morën pjesë klubi Kroni nga Podujeva, Fight Club 07 nga Gjakova, BJJ Katana nga Gjilani, MMA 05 nga Ferizaji, MMA Center nga Tirana dhe BJJ Prishtina u zhvillua nën patronatin e komunës së Podujevës.

Garuan mbi 60 atletë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kili.

Më të mirët e turneut janë shpallur Demahmet Sinani dhe Art Shabani nga klubi Kroni.

Klubi me më së shumti sukses u shpall Kroni Fight Team nga Podujeva që u paraqit me 15 garues dhe fituan 12 medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat