“Tefejuz” organizon turneun e 14-të ndërkombëtar “13 Nëntori”

Sporti

“Tefejuz” organizon turneun e 14-të ndërkombëtar “13 Nëntori”

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:31
“Tefejuz” organizon turneun e 14-të ndërkombëtar “13 Nëntori”

Klubi i njohur i mundjes Tefejuz nga Çairi, të shtunën, do të organizoj turneun e 14-të me radhë ndërkombëtar në mundje “13 Nëntori”, turne i cili do të mbahet për nder të clirimit të qytetit të Shkupit, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Në këtë ngjarje sportive do të marrin pjesë klube të njohura të mundjes nga vendi, Kosova, Shqipëria, ndërsa pritet edhe konfirmimi i klubeve nga Turqia, BeH dhe Bullgaria.

“Po, ky turne organizohet për herë të 14-të radhazi, i katërti prej se unë jam kryetar i klubit Tefejuz. Meqë turneu mbahet për 13 nëntor, që është clirimi i qytetit të Shkupit, sponsor është qyteti i Shkupit. Kemi edhe disa dashamirë të klubit që kanë shpreh dëshirën për të na mbështetur, e të cilët kanë dashur të mbesin anonim. Mysafir special në turne do të jetë kampioni olimpik, Shaban Terstena”, deklaroi Nusret Xhaferi, kryetar i KM Tefejuz, për gazetarin Reshat Ibraimi.

Garat do të zhvillohen ditën e shtunë (13 nëntor) në sallën sportive “Shaban Tërstena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat