Trajneri që jeton e vepron në Zvicër, me fjalë të mëdha për Driton Kukajn e Majlinda Kelmendin

Sporti

Trajneri që jeton e vepron në Zvicër, me fjalë të mëdha për Driton Kukajn e Majlinda Kelmendin

Nga: K.G. Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 18:59
Ismet Krasniqi në të majtë e Bujar Dervishaj në të djathtë

Trajneri i mirënjohur i volejbollit, Bujar Dervishaj, me prejardhje nga Kosova, i cili vepron e jeton në Zvicër, sot është pritur nga Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Dervishaj ka fjalë miradije për Krasniqin dhe për trajnerin më të mirë në botë, Driton Kuka, duke thënë se Kosova e ka portën e hapur dhe e ka modelin e suksesit.   

“Gjatë takimit tonë sot me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ramë dakord që investimi në trajnerë është i rëndësisë së madhe tani! Nëse duam që të jenë sa më profesional dhe t’u pajisur me strategji të fundit, për të punuar dhe nxjerr versionin më të mirë nga gjeneratat e reja.

Tani që trajneri i xhudos Driton Kuka me Majlindën (Kelmendi) dhe pjesën tjetër të ekipit të tyre e hapën portën (dhe po e mbajnë të hapur) drejt botës së suksesit, besojmë se çdo sportist do ta ngritë përformancën përtej kufizimeve të tyre!

Është misioni im jetësor të ndihmoj vendin tim të sjellë shumë medalje të tjera!

Faleminderit z. President për mikpritjen dhe gatishmërinë për të parë vendin tonë të lulëzojë në të gjitha disiplinat sportive!
Faleminderit Federata e Volejbollit e Kosovës”,
ka shkruar Dervishaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat