Reagim i turpshëm i Serbisë për Kosovën: Kemi dëgjuar, por nuk na kanë lajmëruar!

Sporti

Reagim i turpshëm i Serbisë për Kosovën: Kemi dëgjuar, por nuk na kanë lajmëruar!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:13
Reagim i turpshëm i Serbisë për Kosovën: Kemi dëgjuar, por nuk na kanë lajmëruar!

Në Serbi vazhdojnë me propagandën e sojit të tyre, nuk mund ta paramendojnë që një serb do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës. 

Si gjithnjë, sulmet e mediave serbe janë aq të paskrupullta sa as mendja e njeriut nuk e përthekon.   

“Siç janë gjërat aktualisht, Filip Paviq, një tenist i ri serb për të cilin thuhet se është një talent i madh, është në mes, të luajë për Serbinë apo për të ashtuquajturën Kosovë ku ai ka lindur. Familja Paviq është shumë afër vendimit përfundimtar”, llomotit mes të tjera “Kurir”.

“Shok! Kosova merr Novak Gjokoviqin e ri!? Po e financon një shqiptar nga Gjilani!” “La Canton”, një media zvicerane në gjuhën shqipe, ka shkruar: “Filipi do të udhëtojë nga Kosova për në Zvicër, ku do të vazhdojë të punojë dhe të përparojë dhe të gjitha shpenzimet do t'i mbulojë shqiptari i përmendur”, citon ky medium.

“Goran Paviq, babai i Filipit, një herë ka thënë se ai dhe djali i tij do të mendojnë seriozisht nëse do ta pranojnë ftesën e të ashtuquajturës Shoqata e Tenisit e Kosovës, por që të dy duan që Filipi të luajë për Serbinë. 

Në emër të Shoqatës së Tenisit të Serbisë, Aleksandar Boliq, drejtor sportiv i TSS, ka folur për Paviqët.

Sipas tij, kanë dëgjuar, por nuk i kanë lajmëruar!

“E di për gjithë situatën aq sa kam lexuar në media. Paviqi nuk iu drejtua asnjëherë Shoqatës së Tenisit të Serbisë. Tenisti është mjaft i ndërlikuar, tani keni shembullin e tenistëve kroatë Ivan dhe Matej Sabanov që kanë luajtur për Kroacinë, dhe tani për Serbinë. Problemi është se i ashtuquajturi Shteti i Kosovës njihet nga Federatat Ndërkombëtare dhe Evropiane e Tenisit”– tha ai.

Boliq tha se Filipit nuk i ishin mbyllur dyert e përfaqësueses së Serbisë, si dhe ai do të duhej të luante në turne në Serbi.

“Pra, për të sqaruar, absolutisht nuk jemi të mbyllur për bashkëpunim. Ne organizojmë shkolla falas tenisi në Kosovë dy ose tre herë në vit, mundohemi të ndihmojmë me aq sa mundemi.

Sidomos nëse lojtarët kanë cilësi dhe sa të mirëpritur janë. Le të na kontaktojnë, kështu që ne do të jemi të lumtur të shohim se çfarë mund të bëjmë” - tha Boliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat