Serbët sulmojnë trajnerin e tyre, me protesta të dhunshme e me pankartë shqiptari, kroati...

Sporti

Serbët sulmojnë trajnerin e tyre, me protesta të dhunshme e me pankartë shqiptari, kroati...

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 12:25
Delija famëkeqe me pankartë shqiptari, kroati...

Si gjithmonë serbët përkujdesën për lloj - lloj turpi! Kësaj radhe dalin kundër trajnerit të tyre, duke e cilësuar si vëllezër i shqiptarëve dhe i kroatëve.

“Protestat e dhunshme të tifozëve të Zvezdës: E thonë se trajneri i tyre është kroat! Pankarta e turpshme në tribuna!

Tifozët e Cërvena Zvezdës kërkojnë që trajneri i vaterpolos, Mirko Viçeviq, të largohet menjëherë nga klubi!

Mbështetësit më të zjarrtë të Zvezdës protestuan ndaj trajnerit të ri të bardhekuqve, Mirko Viçeviq.

“Shiptar, kroat, Balija, ata nuk janë vëllezërit e mi”, shkruhej në një pankartë të turpshme që ishte shpalosur në tribunat e pishinës “Milan Gale Mushkatiroviq”, duke i kënduar Ratko Mlladiqit”, shkruan media serbe “Kurir”. “Mirko Viçeviq, mos u bë kurrë pjesë e jona”, proteston “Delija” famëkeqe.

Mirko Viçeviq është trajner malazez me origjinë kroate, aktualisht president i Shoqërisë Civile Kroate të Malit të Zi në Kotorr. Ai ishte anëtar i partisë Millo Gjukanoviq në Kotorr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat