Krasniqi u ka ofruar përkrahjen dhe mbështetjen e KOK-ut Federatës së Bejsbollit

Sporti

Krasniqi u ka ofruar përkrahjen dhe mbështetjen e KOK-ut Federatës së Bejsbollit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:14
Krasniqi u ka ofruar përkrahjen dhe mbështetjen e KOK-ut Federatës së Bejzbollit

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Bejsbollit dhe Softbollit të Kosovës (FBSK), sekretarin e përgjithshëm, Pal Balaj dhe drejtorin teknik, Ilirjan Sadiku.

Krasniqi u ka ofruar përkrahjen dhe mbështetjen e KOK-ut, në zhvillimin e sportit të bejsbollit dhe softbollit, derisa ua propozoi idenë e masivizimit në shkolla fillore, që do të bëhet në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm, Balaj, ka falënderuar presidentin Krasniqi për përkrahjen, derisa ka folur për planet në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

Edhe pse nuk ishte i pranishëm në takim, përmes një letre, trajneri ndërkombëtar i bejsbollit dhe sofbollit, Michael Johnstone, ka falënderuar presidentin Krasniqi për mbështetjen dhe idenë e strategjisë për përfshirjen e këtij sporti në shkolla, derisa ka paralajmëruar ardhjen në Kosovë muajin e ardhshëm, për të diskutuar më në detaje temat e lartpërmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat