Shega Hashani, po befason të gjithë në Kosovë 

Sporti

Shega Hashani, po befason të gjithë në Kosovë 

Nga: K.G. Më: 30 mars 2022 Në ora: 13:02
Majtas Ridvan Hashani, në mes Shega Hashani e në të djathtë Ardian Lamaxhema

Pingpongistja e talentuar e klubit “Ahmet Hoxha” të Ferizajt, Shega Hashan, që nuk ka më shumë se 16 vjeç, po befason të gjithë me lojëra dhe suksese në Kosovë.

Shega po tregon mjeshtrit e saja me topin e celuloidit, së fundit mahniti me suksesin e saj, shpallet kampione e Kosovës për seniore.

“Historia e suksesit u shkrua me shkronja te arta nga Shega, e cila vetëm me 16 vjeç në moshë rrëmbeu titullin më të lartë shtetëror në disiplinën individuale të kategorisë së senioreve duke u shpallur kampione individuale e Kosovës.

Titulli më i lartë që një pingpongiste e Kosovës mund të fitojë në karrierë!”, ka shkruar Ridvan Hashani, trajner i KP “AHmet Hoxha".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat