Bobani, 17-vjeçari që po e përfaqëson denjësisht Kosovën

Sporti

Bobani, 17-vjeçari që po e përfaqëson denjësisht Kosovën

Më: 26 prill 2022 Në ora: 17:33
Bobani, 17-vjeçari që po e përfaqëson denjësisht Kosovën në garat e CrossFit-it

Elion Bobani është nga Gjakova dhe prej katër vitesh merret me sportin e CrossFit-it.

CrossFit është një sport i ri në botë, që ka nisur të zhvillohet edhe në Kosovë. Është sport ku ushtrohen të gjitha aspektet fizike si: forca, shpejtësi, shkathtësia, qëndrueshmëria, fleksibiliteti etj.

Në CrossFit përfshihen tri disiplinat kryesore: Peshëngritja olimpike, gjimnastika dhe cardio.

“Unë kam filluar me CrossFit prej katër vitesh. Në këtë sport më ka njoftuar babai im, Leonardi. Në fillim ushtroja për të qenë i shëndetshëm, pasi kam vuajtur nga bronikiti kronik, ndërsa pas një kohe, kur u njoha më shumë për sportin, fillova të përgatitem për gara”, tregon Elioni për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Që prej fillimit të garave vitin e kaluar, 17-vjeçari ka nisur të vargoj sukseset. “Vitin e kaluar në fazën e parë të garave ndërkombëtare, mora titullin “Fittest Teen” në Kosovë (në grupmoshën 16-17 vjet) dhe “Fittest Man” në Kosovë (divizioni 18+). Kurse në fazen e dytë, në renditjen botërore, përfundova i 27-ti, kurse në Evropë i katërti”, shton Bobani.

Rezultatet në këtë sport nuk merren vetëm në bazë të ngritjes së peshave, por edhe nga qëndrueshmëria, fleksibiliteti dhe shpejtësia, të cilat i posedon Elioni.

Statistikat e tij në këtë sport janë: “Deadlift”: 200 kg, “Snatch”: 115kg, “Back Squat”: 170kg dhe “Clean And Jerk”: 130kg

Dalëngadalë apetitet për rezultate të mira në këtë sport u shtuan dhe në garat e fundit të këtij viti, ai arriti deri në çerekfinale. “Jam renditur i 32-ti në botë, dhe nuk kam arritur të hyjë në gjysmëfinale. Synimet e mia ishin të hyjë në finalet e “CrossFit Games”, që është niveli më i lartë i garave në këtë sport. Sidoqoftë, synojë që me punë edhe më të madhe të arrij këtë nivel”.

Ditë më parë, një video të tij gjatë përgatitjeve, e shëprndau edhe faqja zyrtare e Cross Fit në rrjetin social Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat