​Luiza Gega triumfon edhe në Craiova të Rumanisë, shënon rekord kampionati

Sporti

​Luiza Gega triumfon edhe në Craiova të Rumanisë, shënon rekord kampionati

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 23:19
Luiza Gega

Luiza Gega “e pangopur” me suksese. Atletja shqiptare e specializuar në garën e 300 metrave me pengesë është shpallur kampione Ballkani, duke vendosur edhe rekord kampionati në këtë disiplinë në Kampionatin Ballkanin që po organizohet në Craiova të Rumanisë.

“Balkan champion = happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati ne garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever).

Shumë e lumtur për fitoren, per ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.

Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim!” – shkruan Gega në profilin e saj në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat