Netflix konfirmon projektin gjigant për David Beckham

Sporti

Netflix konfirmon projektin gjigant për David Beckham

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 10:42
David Beckham

Netflix është duke përgatitur një seri të re dokumentarësh për ish futbollistin, David Beckham. Shërbimi i transmetimit njoftoi se Beckham, 47 vjeç, dhe familja e tij do të shfaqen në një dokumentar me shumë episode për jetën dhe karrierën e tij.

“Beckham dhe familja e tij do të japin intervista dhe do të ndajnë imazhe personale nga jeta e tyre – për të treguar historinë e plotë se si ai u bë një nga atletët më të njohur të të gjitha kohërave ”, njoftoi kompania përmes një postimi në rrjete sociale.

Netflix sqaron se seritë e dokumentarëve do të eksplorojnë fëmijërinë e tij dhe vendosmërinë që e bëri atë një nga atletët më të njohur të të gjitha kohërave. Dokumentari përfshin pamjet personale të arkivave nga 40 vitet e fundit dhe intervista me Beckham.

Gjithashtu, dokumentuari do të përmbajë intervista me familjen e tij, miqtë dhe figurat që kanë pasur ndikim gjatë karrierës së tij. Fisher Stevens do të drejtojë serialin dhe John Bachek do të jetë producent ekzekutiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat