Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj, ekipi i Kosovës arrin në Sllovaki

Sporti

Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj, ekipi i Kosovës arrin në Sllovaki

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 10:29
Ekipi i sportistëve të rinj të Kosovës ka arritur në qytetin e Banska Bystrica të Sllovakisë.

Pas plot 16 orëve udhëtim, ekipi i sportistëve të rinj të Kosovës ka arritur në qytetin e Banska Bystrica të Sllovakisë.

Sportistët kosovarë do ta përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), që do të zhvillohet në Banska Bystrica nga data 24 deri më 30 korrik.

Ekipi i Kosovës u prit nga shefi i misionit, Jeton Rudari, ku vendosja e sportistëve u bë në konvikt të studentëve, ku edhe ishte paraparë që të vendoset delegacioni ynë.

Ekipi ynë përbëhet prej 13 sportistëve të shtatë sporteve të ndryshme. Atletika prin me tre garues, xhudo, noti, tenisi dhe badminton kanë nga dy, ndërsa çiklizmi dhe gjimnastika artistike nga një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat