Kroacia dhe Hungaria në finalen e Evropianit në Split

Sporti

Kroacia dhe Hungaria në finalen e Evropianit në Split

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 23:33
Kroacia dhe Hungaria në finalen e Evropianit në Split

Kombëtarja e Kroacisë do të luajë në finalen e Kampionatit Evropian të vaterpolos, në Split, kundër Hungarisë, pasi që në gjysmëfinale mundi Italinë me 11:10 (3-2, 3-3, 3-3, 2-2).

Kroatët iu bashkuan Hungarisë në finalen e madhe dhe betejën për titullin kontinental.

Jerko Marinic Kragic shënoi katër gola për Kroacinë, Andrija Bashiq shtoi tre, Konstantin Kharkov dy dhe Marko Zuvela dhe Rino Buriq nga një, ndërsa Françesko Di Fulvio, shënoi tre gola për Italinë.

Në finalen e së shtunës, Kroacia do të tentojë përballë publikut në Split, të shfrytëzojë avantazhin vendas dhe të arrijë deri te medalja e artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat