Hungaria dorëzon kurorën, Kroacia kampion i Evropës

Sporti

Hungaria dorëzon kurorën, Kroacia kampion i Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2022 Në ora: 23:39
Kroacia kampion i Evropës

Për herë të dytë në histori, kroatët fituan medaljen e artë në Kampionatin Evropian në vaterpolo.

Evropa ka sundimtarin e ri në vaterpolo, Hungaria i dorëzoi kurorën Kroacisë para gati 10 mijë shikuesve në arenën “Spaladium” të Splitit.

Kroatët e mposhtën me rezultat 10:9 Hungarinë, në finalen e madhe dhe u bë kampion i Evropës për herë të dytë në histori, të cilën e nuk kishte shijuar që nga viti 2010 kur ishte edhe organizator në Zagreb.

Image

Jerko Mariniq-Kragiq shënoi për 9:8 dhe 10:8 nga pesë metra, mes atyre dy goditjeve Kristijan Manherc goditi traversën.

Hungarezët më pas, po ashtu nga kuadrati, zvogëluan rezultatin (Silard Janshik), por ishte tepër vonë, sepse Kroacia e mbajti topin pa problem në sulmin e fundit.

Konstantin Harkov ishte golashënues i trefishtë në ekipin kroat, ashtu si edhe Rino Buriç.

"Faleminderit publikut dhe bashkëlojtarëve të mi që më dhanë një kujtim të mrekullueshëm që do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime. Të jesh kampion në qytetin tënd është e papërshkrueshme", tha Rino Buriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat