Boksi kërkon kategorinë A në kategorizim, volejbolli, basketbolli apo hendbolli në kategorinë B? 

Sporti

Boksi kërkon kategorinë A në kategorizim, volejbolli, basketbolli apo hendbolli në kategorinë B? 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2022 Në ora: 14:13
Donjeta Sadiku

Federata e Boksit e Kosovës ka pas një vit të shkëlqyeshëm sa i përket suksesit, duke fituar një medalje të bronztë në Kampionatin Botëror dhe një medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare! 

Dy medalje që e bëjnë të shpresojë Federatën e Boksit që të ngjitet në kategorinë A gjatë kategorizimit!

Burimet brenda Federatës së Boksit të Kosovës, thonë se e meritojnë të janë kategorinë A dhe nuk ka asnjë mëdyshje, sepse kanë rezultate kulmore, 

Medalje e bronztë në Kampionatin Botëror me boksieren Donjeta Sadiku është kulmi i suksesit të tyre, pastaj edhe Shpejtim Bajoku – i bronztë në Lojërat Mesdhetare!

“Këto medalje i rrisin ndjeshëm pikët tona, jemi për A”, tha një burim brendapërbrenda Federatës së Boksit të Kosovës. 

Në bazë të sukseseve, boksi e kërkon të drejtën meritore. 

Nëse Federata e Boksit e Kosovës ngjitet në kategorinë A, atëherë volejbolli, basketbolli apo hendbolli, duhet të zbresin në kategorinë B?

E para, Federata e Karatesë së Ksoovës, ka medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian me Elhami Shabanin dhe kjo e mbron në një formë. 

Do të jetë situatë interesante gjatë kohës së kategorizimit dhe që do të ketë përplasje “brirësh” mes Komisionit për kategorizim dhe federatave! 

Lufta më e madhe do të jetë mes volejbollit, hendbollit dhe basketbollit, këto dy të fundit as që dojnë të krahasohen me volejbollin sepse ato si me shikueshmëri, si me organizim po ashtu edhe cilësi e shohin veten shumë para sportit skofiar!

A po rrezikon voeljbolli nga vendi i dytë të shkojë në B, apo hendbolli ose basketbolli? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat