Sopi, selektori i ri i Kosovës për grupmoshat e reja

Sporti

Sopi, selektori i ri i Kosovës për grupmoshat e reja

Nga: K. G. Më: 15 shtator 2022 Në ora: 17:21
Sopi, selektori i ri i Kosovës për grupmoshat e reja

Fatmir Sopi është zgjedhur selektor i ri i Kombëtares së Kosovës për kadet dhe junior.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Sopi.

“Pas aplikimit tim në konkursin e shpallur publik nga ana e Bordit të Federatës së Karatesë, së Kosovës, për Përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në karate, për Kadet dhe  Junior, Bordi në fjalë, në mbledhjen e mbajtur dje përkatësisht me datën 14/09/2022, me vota të fshehta me përzgjodhi selektor për grupmoshat e theksuara më lartë. 

Ju falënderojë për besimin e dhënë ku përveç që mu ka dhanë kjo privilegj, njëkohësisht ka shtuar tek unë,  një përgjegjësi të madhe të kësaj detyre , ku natyrshëm, besoj fuqishëm  në bashkëpunim të  hapur me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë e në veçanti me trajnerët e respektuar të klubeve të Federatës së Karatesë së Kosovës, për shtuar akoma ma shumë punën profesionale për të arritur suksese kulmore në arenën ndërkombëtare si dhe arsyeshmërinë e këtij besimi duke mos patur zhgënjim në asnje moment ata te cilët me zgjodhën, për punën dhe suksesin e karateistave kosovar, kudo, ku paraqiten në arenë ndërkombëtare”, ka shkruar Sopi në prolilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat