Të pandashmit e Komitetit Olimpik të Kosovës, të pëlqyer dhe të urryer...

Sporti

Të pandashmit e Komitetit Olimpik të Kosovës, të pëlqyer dhe të urryer...

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2022 Në ora: 20:32
Avni Nuha - majtas, Gazmend Maxhuni në mes dhe MIlaim Kelmendi - djathtas

Nuk është lajm se është treshja e famshme e Komitetit Olimpik të Kosovës, por është interesant se Milaim Kelmendi, Avni Nuha dhe Gazmend Maxhuni, janë të pandashëm edhe në jetë private. 

Tri figura sa të pëlqyera aq edhe të urryera për disa sporte në Kosovë. 

Në bazë të përqindjes, ata dalin me të pëlqyerit sepse kjo treshe e bëri edhe ndryshimin në Komitetin Olimpik të Kosovës apo njihen si “lobues të përsosur dhe bindës për kë e takojnë”! 

E sollën në pushtet Ismet Krasniqin dhe e rrëzuan Besim Hasanin! 

Ismet Krasniqi është kryetar i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës që nga data 25 mars e vitit 2021, pas 25 viteve një figurë e re në karrigen e të parit të KOK-ut.

Personat më të pëlqyer të sportit të Kosovës, që shumica e Federatave i respektojnë, duke u bazuar në vota që i siguruan, janë nënpresidentët e KOK-it Gazmend Maxhuni dhe Milaim Kelmendi, si dhe anëtari i bordit Avni Nuha.

Në opinionin nga disa vlerësohen si treshja e famshme dhe si “argatë të mirë sportivë”. 

Avni Nuha është person karizmatik, përfitoi nga dy krahët pozitë dhe opozitë, mori 47 vota. Nuha nuk është veç mjeshtër i biçikletave por edhe mjeshtër për të bindur njerëzit për t'i fituar votat për vete dhe të tjerët!

Milaim Kelmendi është kryetar i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe Gazmend Maxhuni, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Triathlonit të Kosovës.

Njihen si treshja e famshme apo “ushtarët sportivë” të KOK-ut. Dikur krahu i djathtë i Besim Hasanit por “që i dolën  prej dore”, ndërsa sot janë “ushtarë të përbetuar sportivë” të Ismet Krasniqit.

Ata thonë njëzëri: “Në çdo moment jemi afër Federatave kur ato kanë ndonjë nevojë për ndihmën e tyre”.
Këta persona iu janë mirënjohës çdo herë federate për bashkëpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat