Gianni Merlo fiton edhe një mandat në krye të AIPS-as

Sporti

Gianni Merlo fiton edhe një mandat në krye të AIPS-as

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:56
Gianni Merlo fiton edhe një mandat në krye të AIPS-as

Italiani Gianni Merlo e ka fituar edhe një mandat si president i AIPS Botës, duke qenë ky mandati i pestë me radhë.

Merlo nuk kishte kundër kandidat dhe në këtë mënyrë fitoi besimin e delegatëve nga 96 shtete nga e mbarë bota, duke u zgjedhë me aklamacion.

Me aklamacion u zgjodhën edhe zëvendës presidenti Esat Yilmaer nga Turqia si dhe sekretari i Përgjithshëm i AIPS Jura Ozmec nga Kroacia, të cilët nuk kishin kundër kandidat dhe u rizgjodhën në këtë pozitë për mandatin e ri.

Ndërkaq, katër zëvendës presidentë të AIPS Botës janë zgjedhë:

Csisztu Zauzsa - Hungari
Ioannis Daras - Greqi
Mohammed Ali Hiji - Katar
Evelyn Watta - Keni

Ndërkaq, janë zgjedhë edhe 13 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të AIPS Botës:
Adel Al Zahrani - Arabia Saudite
Malik Aziz Amjad - Pakistan
Vicente Dattoli - Brazil
Emanuel Fantaneanu - Rumani
Chao Gao - Kinë
Jozef Langer - Austri
Morad Moutaouakkil - Maroko
Ernesto Ortiz Gomez - Uruguaj
Juan Antonio Prieto - Spanjë
Ahmadi Seyed Abdolhamid - Iran
Hiroshi Takeuchi - Japoni
Marc Ventouillac - Francë
Jose Zidar - Slloveni

Me zgjedhjet e organeve të reja të AIPS Botës, u përmbyllën punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 84-të të Asosiacionit të Gazetarëve Sportivë të Botës të mbajtur në Romë të Italisë.
Edhe në këtë kongres, Kosovën e përfaqësoi presidenti Edmond Thaçi dhe anëtari i Bordit Ejup Llumnica.
Gjatë tre ditëve të punimeve të Kongresit, delegacioni kosovar kishte takime me liderë të shumtë të shoqatave evropiane e botërore.

Ata përgëzuan Kosovën për konstruktivitetin e tyre dhe çmuan lart përkushtimin tonë në zhvillimin e aktiviteteve të SHGSK-së, sidomos në periudhën e fundit të vështirë me pandeminë.

Me ftesën tonë, zyrtarë të lartë të AIPS-as, shumë shpejtë pritet ta vizitojnë përsëri Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat