Karateja po përgatiten që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror.
Trajneri dhe gjyqtari i karatesë, Bajram Desku, ka thënë se ishte kënaqësi që ishte në mesin e karateistëve.
“Federata e Karatesë e Kosovës organizoi kampin stërvitor dhe përgatitjet dhjetëditore me vajzat dhe djemtë e përfaqësueses së Kosovës në karate para nisjes në Kampionatin botërorë që do të mbahet në Turqi.
Përgatitjet janë mbajtur në Hotelin MAGRA të Austria në Bogë, Rugovë.
Në stërvitjen e parafundit, me ftesë të presidentit të FKK-së z. Avni Gashi, dhe kryetarit të komisionit të gjyqtarëve z. Besart Vitia, unë dhe dy kolegët tjerë referê ishim të ftuar në cilësinë e referëve për të ofruan shpjegime të rregullave këshilla, sugjerime si dhe referim në luftat e improvizuara gjatë stërvitjes.
Kënaqësi të jesh në mesin e këtyre djemve dhe vajzave tona të mrekullueshme të cilat rrezatonin kulturë sportive, optimizëm dhe pozitivitet, për ta prezantuar Kosovën në Botërorë”, ka shkruar mes të tjera Bajram Desku.