FNK ka marrë mbështetje nga LEN

Sporti

FNK ka marrë mbështetje nga LEN

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 15:41
FNK ka marrë mbështetje nga LEN

Në Antalia të Turqisë po mbahet asambleja e përgjithshme e Federatës Evropiane të sporteve ujore.

Në asamble marrin pjesë edhe krerët e Federatës së Notit të Kosovës. 

“Presidenti i Federatës së Notit të Kosovës Astrit Haliti dhe sekretari gjeneral Ardian Hamiti po marrin pjesë në asamblenë e përgjithshme të Federatës Evropiane të sporteve ujore (LEN), e cila po mbahet në Antalia. 

Gjatë qëndrimit në Turqi krerët e Federatës se notit shfrytëzuan mundësinë për të pasur takime me udhëheqësit e Federatës evropiane të notit dhe shumë udhëheqës të  federatave te ndryshme evropiane.

Takime këto nga të cilat morën mbështetjen për ta dërguar notin e Kosovës aty ku e ka vendin”, njofton FNK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat